![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/4DDECF97-A20C-4233-941E-B6C5BFEB1B21.jpeg)
Sigal Prishtina fiton ndeshjen dramatike ndaj Golden Eagle Yllit
17 shkurt 2023
| 22:12
Sigal Prishtina ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 80-76.
Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me të dy skuadrat që luftuan deri në sekondat e fundit.
Në finale, Prishtina do të përballet me skuadrën e Trepçës.