Sigal Prishtina mposhtë Istogun

21 janar 2024 | 20:37

Sigal Prishtinës ka fituar bindshëm ndaj ekipit të Istogut me rezultat 83:68 në javën e 18-të të basketbollit në Kosovë.

Skuadra e Sigal Prishtinës ka mundur atë të Istogut në kryeqytet me rezultat 83:68 (22:21, 13:21, 18:16, 15:25) në javën e 18-të, ku istogasit rezistuan për 35 minuta, por bardhekaltrit ishin vendimtarë në pesë minutat e fundit duke triumfuar me 15 pikë epërsi.

Në çerekun e parë u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa mundur për tu shkëputur në rezultat dhe kjo pjesë përfundoi 21:22. Por, në periudhën e dytë për një nuancë prishtinasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 42:35.

Lojë kryesisht e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 58:53. Megjithatë, në pesë minutat e fundit dhe vendimtar, kryeqytetasit u shkëputën me rezultat, duke fituar 83:68.

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Fisnik Rugova me 21 pikë, 15 kërcime e pesë asistime, kurse te Istogu u dalluan Arian Azemi me 20 pikë e pesë asistime, Tyres Prince me 17 pikë e 11 kërcime dhe Labinot Kelmendi me 15 pikë.

Sigal Prishtina numëron 12 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Istogu vazhdon të jetë në vendin e fundit me një fitore e 17 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka reagua pas rastit të 18 vjeçarit…