Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

14 shkurt 2025 | 21:43

Sigal Prishtina fitoi përballë Vëllaznimit në kryeqytet me rezultat 85:77 (16:23, 19:19, 23:21, 27:14), në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të ProCredit Superligës.

Te vendasit Josh Nzeakor shënoi 17 pikë, Rashid Mahalbasiq 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Daniel Lendreaj 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Jericole Hellems me 19 pikë dhe Trey Anderson me 17.

Sigal Prishtina tani ka13 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi 11 fitore e dhjetë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj tha…