‘Sigal Uniqa’ sponsor gjeneral i Superligës së femrave

07 shtator 2022 | 15:39

Prishtinë, 7 shtator – Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi tejet me rëndësi. Kompania e sigurimeve “Sigal Uniqua Group Austria”, e cila tash e një kohë është partnere e FFK-së, do të jetë zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin kosovar dhe tash e tutje kjo ligë do të emërtohet Sigal Superliga e femrave.

Marrëveshjen e sponsorizimit e nënshkruan presidenti Agim Ademit dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria”, Avni Ponari.

Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij katërvjeçari të presidentit Ademi, andaj do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa më të mira dhe përkrahja dhe përkushtimi nuk do të mungojë.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Sigalit, Avni Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për kontributin që kjo kompani do ta jep në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe…