Siguri dhe interesim i madh në Gjykatë, shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut
04 gusht 2023
| 11:22
Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka mbajtur seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Brenda në sallë ishte një numër i madh i pjesëmarrësve, njashtu edhe nga mediat që janë duke e përcjellë.
Gjithashtu edhe siguria duket se është në nivelin më të lartë.
Krivaqa dhe Sejdiu ende nuk janë brenda sallës, ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.