Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit fokus në komunën e Skenderajt
Nga dita e premte, në komunën e Skenderajt, të gjithë ata që shkelin ligjin duke bërë vepra penale, duke dëmtuar e ndotur hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi do të identifikohen nga policia përmes kamerave të sigurisë dhe do të dënohen sipas legjislacionit në fuq.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal si dhe me Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, kanë përuruar sistemin e sigurisë përmes instalimit të kamerave në 40 lokacione në qytetin e Skenderajt.
Kryetari Jashari bëri me dije se nga sot lëvizjet në Skenderaj do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia përmes këtyre kamerave.
Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, ka falënderuar kryetarin Jashari si dhe komunën për këtë projekt, duke thënë se këto kamera do të ndihmojnë policinë në punën e tyre.
Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, viteve të fundit është shënuar rënie drastike të incidenteve dhe kështu me instalimin e këtyre kamerave do të arrihen edhe më shumë rezultate pozitive në rritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve të Skenderajt.
(Q.R / Epoka e re)