Siguria fizike e çiftit mbretëror, Kanadaja heq dorë nga detyrimet
04 mars 2020
| 11:44
Qeveria kanadeze ka konfirmuar se në muajin prill nuk do të këtë më përgjegjësi për sigurinë fizike të çiftit Meghan dhe Harry në momentin që ata do ta nisin jetën e tyre të re larg familjes mbretërore.
Policia kanadeze deri më tani ka asistuar në bazë të një marrëveshje për sigurinë e çiftit mbretëror. Por më 31 mars kur fillon një kapitull i ri për Meghan dhe Harryn, marrëveshja përmbyllet.
“Duka dhe Dukesha aktualisht njihen si Persona të Mbrojtur Ndërkombëtarë dhe Kanadaja ka një detyrim ligjor të ofrojë ndihmë sigurie. Por mbrojtja nuk do të ofrohet më në javët në vijim, në përputhje me ndryshimin e statusit të çiftit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra Kanadeze e Ministrit të Sigurisë Publike.