Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve të Kosovës dhe delegacionit gjerman

09 shkurt 2024 | 12:40

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se temë diskutimi me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklarim për media pas këtij takimi, Kryeziu-Hyseni, ka thënë se ideja e tyre është krijimi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan, njofton “EO”.

“Ideja e tyre është të takohen më parlamentarë, pra me deputetë të shtetit të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe ideja është që të sigurohet rregullimi krijimit të stabilitetit dhe paqes për shtetet që janë pjesë e Ballkanit perëndimor”.

“Ne sot më këtë përfaqësues, kemi diskutuar për situatën aktuale që është në Republikën e Kosovës dhe më vjen mirë që edhe një herë tjetër të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Gjermanisë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë”, ka thënë ajo,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur…