Siguria në shkolla, në SHBA armatosen edhe mësuesit
Reduktimi i armëve dhe parandalimi i masakrave në vende publike, sidomos në shkolla, është kthyer në qendër të vëmendjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Florida, ku dhimbja e masakrës në shkollën e Parkland, në shkurt të vitit 2018 është ende e gjallë, është vendosur që të hartohet një ligj i ri, i cili do e lejojë gjithë personelin shkollor, mësuesit kryesisht, që të jenë të armatosur për të mbrojtur nxënësit.
11 nga 67 kontetë, e kanë miratuar ligjin “Guardian”, i propozuar pas masakrës së Parkland, gjatë së cilës vdiqën 17 persona, mësues dhe nxënës.
Fillimisht propozimi ishte që të armatosej një personel i specializuar ose të merreshin roje të armatosura, por organi legjislativ i Florida vendosi që armatimi të shtrihet te gjithë personeli shkollor, shkruan noa.al.
Kjo ide u pëlqye edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Por për të marrë autorizimin për t’u armatosur, duhen zbatuar disa rregulla si testit antidrogë, analiza psikologjike dhe stërvitje prej 144 orësh.