Siguria ushqimore, sekuestrohen mbi 44 ton ushqime
17 qershor 2019
| 14:44
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka sekuestruar 44.5 ton ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe bizneset përkatëse.
Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku janë konstatuar 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) është vërtetuar se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur urdhrin e bllokimit të organit kompetent të sigurisë ushqimore.
Përpos konfiskimit janë vendosur 8 gjoba me vlerë totale 2.3 milionë lekë.