Sigurimi i presidentes tenton t’i nxjerrë gazetarët nga zyra, Osmani: Të lutem mos i prek!

10 shkurt 2022 | 17:12

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar të flasë sot lidhur me deklaratat e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu ndaj mediave në Kosovë.

Teksa është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e Sadriut ajo tha se është jo korrekte që të flitet për këtë çështje teksa ishte në takim me familjaret e dy aktivistëve të vrarë të Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Pas kësaj sigurimi i presidentes ka tentuar t’i nxjerr nga salla gazetarët, mirëpo Osmani ka reaguar duke i bërë thirrje që të mos i prekë ata.

“Jemi në takim ju kisha lut. Është tepër jo korrekte ndaj familjeve. Është tepër jo korrekte në raport me familjet. Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin. Keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk keni paralajmëruar që do të vini , ne sërish ju lejuam. Ne je lejuam që të merrni pamje kurse në intervista të tjera flasim. Të lutem Flori mos i prek nuk ka nevojë. Është ofendim në raport me familjarët që të bëni gjëra të tilla. Me të vërtet është ofendim”, ka thënë Osmani.

Sadriu përmes një postimi në “Facebook” gazetarët i ka quajtur “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka pranuar të flasë…