Sigurimi nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat të selia e PDK-së (Video)
17 qershor 2019
| 13:57
Organizatat e shoqërisë civile nuk janë lejuar që të vendosin pankarta tek selia e PDK-së në Prishtinë siç kanë vepruar tek partitë tjera.
Ata janë penguar nga sigurimi i kësaj partie që t’i vendosin pankartat e njëjta kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike, të cilat i kanë vendosur tek selia e AAK-së, LV-së dhe PSD-së.
Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.
Ismet Kryeziu në emër të organizatave, ka thënë se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm. /KosovaPress/