Sigurohen vaksina për gazetarë e punonjës mediatik

30 mars 2021 | 18:36

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë në ditët në vazhdim do të organizojë vaksinim kundër Kovid-19 për gazetarë dhe punonjës mediatik.

Janë siguruar doza të vaksinës “AstraZeneka” dedikuar për gazetarët me sëmundje kronike dhe punonjës mediatik dhe ata mbi 45 vjeç që punojnë në terren ose kanë incizime të shpeshta të kronikave.

Paraqitja do të zhvillohet përmes redaksive që duhet të dorëzojnë listën në postën elektronike: [email protected] me formular të plotësuar që mund ta zbres këtu. Afati i paraqitjes është deri nesër në orën 16.

Për terminin dhe lokacionin e vaksinimit, personat e paraqitur do të kontaktohen në mënyrë plotësuese.

Gazetarët e tjerë dhe punonjësit mediatik që nuk përfshihen në këtë grup do të përfshihen në fazën e dytë të vaksinimit të paralajmëruar në fund të muajit prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e ardhshme të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar do të…