
Sigurohet uji i ngrohtë për Handikosin
20 dhjetor 2018
| 15:17
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Valbona Osmani, ka marrë pjesë në përurimin e gjashtë kolektorëve diellor të vendosur në çatinë e objektit të Handikosit.
Përmes këtyre kolektorëve do të sigurohet ujë i ngrohtë për këtë objekt, me kapacitet të rezervuarit deri në 1000 litra.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe nga “CIMIC Autcon” e Republikës së Austrisë.
/Epoka e re/