Sigurohet uji i pijshëm për banorët në Verbicë të Kmetocit
26 gusht 2022
| 08:26
Ka përfunduar projekti i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në fshatin Verbicë e Kmetocit, realizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me qeverinë zvicerane.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt zgjidh problemin e kamotshëm të banorëve të fshatit Verbicë.
Projekti përfshin ndërtimin e stacionit te pompimit me kapacitet 60 m³, ndërtimin e rezervuarit mbledhës me kapacitet 100,000 litra dhe shtrirjen e rrjetit në gjatësi rreth 4500 metra për 120 shtëpi.