Siguroni biletën tuaj për Doku.Tech/ Siguroni vendin tuaj për Doku.Tech
Siguroni biletën tuaj për Doku.Tech
Siguroni vendin tuaj për Doku.Tech
Regjistrohu për edicionin e sivjetmë të Doku.Tech
Hyrja është falas mirëpo ju duhet të rezervoni vendin tuaj paraprakisht. Këtë mund ta bëni duke u regjistruar në linkun që mund ta gjeni brenda tekstit.
Prishtinë, 14 Maj – Biletat për Festivalin më të madh të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH tani janë të qasshme. Hyrja është fals, për edicionin e 11-të, që do të mbahet më 1 dhe 2 qershor në Prishtinë, të Pallati i Rinisë dhe Sportit.
Rezervoni vendin tuaj tani: https://ticketing.festtix.co.uk/events/dokutech-2024
Bashkohuni për dy ditë të mbushura më ngjarje dedikuar teknologjisë, eksploroni më shumë rreth: sigurisë kibernetike, inteligjencës artificiale, të dhënave digjitale dhe trendëve të shumta rreth mënyrave më efikase për përdorim të teknologjisë.
Agjenda e plotë e Festivalit do të postohet së shpejti ndërsa për më të rejat e fundit ndiqni faqen zyrtare të Doku.Tech në Facebook dhe Instagram.
Doku.Tech çdo vit sjellë një temë rreth se cilës organizohen edhe diskutimet e punëtoritë përcjellëse. Këtë vit, ekipi ka vendosur që të mbajë temën e viti të kaluar duke e parë nevojën që diskutimi i vitit të kaluar të vazhdojë. Rikthehet me temën “Ta sjellim të Ardhmen më afër, së bashku”, por kësaj radhe e sjellë atë me një koncept të ri, konceptin e efektit të fluturës.
Ky koncept nënkupton që ndryshimet e vogla mund të kenë ndikim të madh. Ato mund të nxisin reagime të tjera zingjirore, shpesh të paparashikueshme. Prandaj zgjedhja e efektit të fluturës për edicionin e 11 reflekton lidhjen në mes të inteligjencës artificiale dhe dinamikes njerëzore. Njëlloj siç munden, veprimet e vogla të nxisin konsekuenca substanciale në teori kaotike, zhvillimet e vogla në Inteligjencë Artificiale mund të sjellin ndyshime të thella në shoqëri. Prandaj ky edicion vjen si eksplorim i fuqisë që mund të kenë pikërisht veprimet a ndryshimet e vogla në gdhendjen e të ardhmes së teknologjisë duke theksuar vecanerisht rolin e sigurisë kibernetike në gjithë këtë mes.