SIKLETI I KRYEMINISTRIT HARADINAJ!

23 gusht 2018 | 22:32

Enver Dugolli 

Jemi dëshmitarë që një kohë Kryeministri Haradinaj, përveç se nuk është askund në nivelin e detyrës dhe përgjegjësive, ai ka filluar që me një fjalor banal të shperqëndron vemendjen e opinionit për problemet serioze që ka ky vend!

Filloj me fjalor banal kur ishte në opozitë (rasti Murat Meha pastaj i ra pishman, e bëri demarkacionin ashtu siç thoshte Meha) si “armë” e argumentit dhe e vazhdoj edhe në cilësinë e kryeministrit retoriken e njëjtë banale edhe ndaj atyre që tregojnë gjendjen alarmante në sistemin e drejtësisë e prokurorisë dhe jo vetëm ( rasti i prokurorit Blakaj), për të vazhduar prap me fjalor banal ndaj Albin Kurtit, sepse ky po thotë se Kosova dhe perspektiva e saj janë vënë para shumë rreziqeve siç janë: hajnia publike, zhvatja, korrupcioni, krimi, kercnimet dhe shantazhet deri te përpjekjet për zhbërjen e shtetit të Kosoves me “shkëmbim” “korrigjim” e Asicioacion ( Zajednicë)!

Nëse Haradinaj mendon se qytetarëve (brenda e jashtë vendi) do ua ndryshon mendimin se kush është hajni, zhvatësi…etj, gabim e ka! Qytetari e di më së miri se kush është kush, dhe si duket këtu e ka gjithë këtë SIKLET!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy pushues britanik kanë vdekur në Egjipt, derisa po pushoni…