Sikur ta dije
Bëhem sikurse nuk di asgjë
Ndërsa ti sillesh vërdallë meje duke më kërkuar që të jem lot në syrin tënd.
E unë e lënduar në heshtje
nuk mund të nxjerr asnjë fjalë të vetme.
Në shoqërim me pika shiu shikoj dritarën e dhomës tashmë të bërë imazh mishërimi i një dashurie të pafund.
E vetme,
Pres fjalën tende të ikur nga vitet.
E dua shikimin tënd që ma trazon brishtësinë e shpirtit.
Tundimi pa forcë në kërkim të qetësisë më vë në duart e engjëjve për të më ofruar të paktën një moment dëshire se prapë jemi takuar.
Mosprania jote merr me vete buzëqeshjen e shkrirë me daullet e këngëve mbetur të pa kënduara.
Heshtë në nëtët e qeta pa gjumë pa guximimin të ta them
Sa shumë më mungon.
Ah, sikur të më shihje dhe ta kuptoje se brenda meje je vetem TI.
23.06.2020
Valbona R.Hadri