Sikur të isha president

26 gusht 2020 | 14:47

AHMED METAR

 

Sikur të isha president

 

Sikur të isha president arab,

do ta zgjidhja problemin

dhe do ta rehatoja popullin

nga barrët që e kanë rënduar.

Unë, sikur të isha president,

do t’i ftoja presidentët

dhe do t’u mbaja një fjalim të shkurtër

për vuajtjet që i përjeton populli ynë,

dhe për sekretin e mjerimit,

do t’i ndërprisja të gjitha pyetjet,

do ta lexoja besmelen

dhe do ta hidhja bombën

mbi ta e mbi veten time.

 

Shënim për autorin

Ahmed Metar, poet irakian. Filloi të shkruajë poezi në moshën katërmbëdhjetëvjeçare dhe shumë shpejt u bë i njohur me botimin e pamfleteve politike. Është autor i disa përmbledhjeve me poezi dhe i disa pamfleteve, të cilat në gjuhën shqipe është duke i përkthyer profesori Jahja Hondozi, i cili këtë poezi e ka përkthyer posaçërisht për revistën “Akademia”, nr. 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Në vend se bisedimet midis…