Sikurse mos të mjaftonte koronavirusi, KF Ferizaj në muajin e katërt pa paga
Skuadra e Ferizajt vazhdon të përballet me probleme financiare. Klubi që bënë gara në elitën e futbollit të Kosovës bënë me dije se futbollistët janë që katër muaj pa paga.
“Klubi ynë vazhdon të përballet me probleme financiare edhe në këtë sezon. Futbollistët dhe shtabi teknik nuk kanë marrë pagat që 4 muaj, as edhe në këtë gjendje të rëndë që jemi”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
Njoftimi i plot i skuadrës së Ferizajt:
Klubi ynë vazhdon të përballet me probleme financiare edhe në këtë sezon. Futbollistët dhe shtabi teknik nuk kanë marrë pagat që 4 muaj, as edhe në këtë gjendje të rëndë që jemi.
Ne si klub jemi thellësisht të habitur dhe të brengosur për gjendjen që është klubi jonë , kur e dimë që kemi donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe ende vazhdojnë problemet financiare.
Ferizaj është qyteti i 3-të me popullsi, dhe me disa nga kompanitë më të mëdha në vend, andaj nuk e meritojmë të jemi në këtë gjendje.
Duhet të merren masat që njëherë e përgjithmonë problemet financiare në klubin tonë të largohen, dhe të kemi një skuadër të organizuar mirë dhe stabile.
/Epoka e re/