Sillen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku, Prokuroria kërkon paraburgim

01 mars 2025 | 11:38

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, janë sjellë në Gjykatën Themelore të shtunën herët.

Të dy ishin ndaluar të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës.

Nikçi, i cili është emëruar jashtëligjshëm në pozitë të kryeinspektorit të punës, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Edhe Shalaku është ndaluar shkaku i dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Që të dy këta janë intervistuar gjatë të enjtes nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu keqardhjen që një takim në…