Silva, afër rikthimit në Serinë A

20 gusht 2020 | 18:01

Thiago Silva mund të rikthehet në Serinë A, por jo tek ish-klubi i Milanit, por te Fiorentina e Frack Ribery.

Fiorentina e Commissos dëshiron të jetë protagoniste në tregun e transferimeve të verës me emra të rëndësishëm. Drejtuesit duan një ekip me talentë të ndërthurur me lojtarë me përvojë si Ribery dhe i dyti në listë pritet të jetë Thiago Silva.

Shtypi italian shkruan se klubi vjollcë ka marrë pëlqimin nga mbrojtësi brazilian për t’u transferuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. Marrëveshja mes palëve është pranë për një kontratë dyvjeçare, ku mbrojtësi do të përfitojë 4 milionë euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…