Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
04 maj 2024
| 12:00
Mbrojtësi Thiago Silva dhe Chelsea nuk arritën marrëveshje për rinovimin e mëtejshëm të kontratës duke bërë që mbrojtësi të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas raportimeve të ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Silva do të rikthehet dhe do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Brazilit te skuadra Fluminense.
“Silva do të nënshkruaj me klubin brazilian, Fluminense, si lojtar i lirë”, ka njoftuar Romano.
Romano bën të ditur poashtu se marrëveshje verbale mes palëve është arritur dhe tashmë janë duke u përgatitur kontratat.