Silva ëndërron kalimin te Reali

21 shkurt 2022 | 14:28

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin.

Portugezi ishte i lidhur me kalimin te Atletico Madrid në verën e kaluar, por në fund qëndroi, derisa ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2025.

Sidoqoftë, “Calciomercato” raporton se “Los Blancos” është destinacioni i preferuar i portugezit.

Real Madrid ndoshta në vitet e ardhshme mund të konsiderojë transferimin e Silvas, falë formës së lartë që është duke kaluar nën urdhrat e Pep Guardiolas, derisa Luka Modriq dhe Toni Kroos janë në vitet e fundit të kontratës.

Ndërkohë, Silva këtë edicion në 34 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 10 herë, derisa ka dhuruar tre asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari po shijon momentin e mirë tek PSG-ja, ku ishte…