Silva: Fundi i karrierës sime po vjen

09 nëntor 2023 | 13:40

Thiago Silva është një nga futbollistët më të rëndësishme të Chelseat së Mauricio Pochettino. Megjithatë, veterani brazilian e di që karriera e tij po shkon drejt fundit.

“Fundi i karrierës sime po vjen dhe nuk është një gjë e thjeshtë”, ka thënë Silva.

“Duhet të vendos nëse do të ndalem apo do të vazhdoj të luajë. Nëse do të vazhdoja, ku do të shkoja të luaja. Kam familje, kam dy djem që luajnë për Chelsean. Për momentin jam duke menduar vetëm për të luajtur dhe për të shfrytëzuar maksimalisht këtë vit të fundit të kontratës sime me Chelsea, atëherë do të shohim”, ka theksuar ish-futbollisti i Milanit dhe PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“X Factor Albania” po rikthehet fuqishëm në Tv Klan. Enigmë…