Silva ishte shumë afër Barçës
16 maj 2023
| 11:35
Kryetari i klubit të futbollit të Barcelonës, Juan Laporta, ka folur për mundësinë e transferimit të Bernardo Silva, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Do të shohim si do të jenë mundësitë e dhëna nga plani financiar i La Liga. Në vitin 2015, transferimi i Bernardos tek Barca ishte pothuajse i mbyllur, unë isha në Portugali me agjentin e tij. Ai është lojtar shumë i mirë, por i përket Manchester Cityt”, ka thënë Laporta.
28-vjeçari është një nga lojtarët e preferuar të Pep Guardiola tek ekipi anglez, derisa këtë sezon nga 52 ndeshjet e regjistruara në të gjitha garat ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.