Silva: Jam lojtar i Milanit

12 tetor 2018 | 14:10

Andre Silva është duke kaluar një moment shumë të mirë te skuadra e Sevillas dhe shkëlqimi nuk po mungon as te Kombëtarja e Portugalisë.

Sulmuesi ka shënuar dy gola në Ligën e Kombeve për Portugalinë e cila kryeson grupin me 5 pikë. “Jam shumë i lumtur për goli dhe është një moment special për mua, por e rëndësishme ishte që të merrnim 3 pikët”, ka thënë Silva për “Sport Mediaset”.

Ndërsa ai sjell edhe njëherë në mëndje se marrëveshja midis Milanit dhe Sevillas është një huazim me mundësinë e blerjes teksa thotë: “Jam shumë i lumtur që luaj te Sevilla, por unë jam një lojtar i Milanit. Unë nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i…