Silva: Kemi besim në Brojën, por duhet të pres rastin e tij

23 shkurt 2024 | 12:02

Trajneri Marko Silva ka folur për sulmuesin e Armando Broja, i cili në janar u transferua te Fulhami me shpresën që të kishte më shumë minuta.

Në fillim, Broja shihej si një bekim për ekipin e Fulhamit, por sulmuesi kuqezi është aktivizuar vetëm disa minuta, rivaliteti i fortë në fazën sulmues, por dhe kushtet e tij fizike jo perfekte, kanë ndikuar shumë.

“Broja duhet të presë radhën e tij. Ne vërtet besojmë se ai është lojtar i duhur këtu. Ai erdhi në ditën e fundit të merkatos përpara ndeshjes me Bërlinin dhe ka luajtur 20 minuta, por Rodrigo shënoi, dhe më pas në ndeshjen tjetër, realizoi dy gola të tjerë. Në javën e kaluar, për fat të keq, ai nuk ishte mirë me shëndetin dhe humbi ndeshjen. Tani, ai është në formë dhe gati për të luajtur. Armando po punon shumë, në një klub të ri, me një stil të ndryshëm loje, dhe i duhet kohë për të përshtatur dhe për të kuptuar gjërat. Duhet kohë, por ne kemi besim në aftësitë e tij”, është shprehur trajneri i Fulhamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Podujevë është bërë shpërndarja e 300 pakove ushqimore nga…