Silva: Kjo ishte ndeshja ime e fundit me PSG-në
24 gusht 2020
| 13:38
Thiago Silva luajti ndeshjen e fundit me skuadrën e PSG-së. Kapiteni brazilian ka thënë se po largohet i zhgënjyer nga ky ekip, por një ditë do të rikthehet sërish në një tjetër rol.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me PSG-në. Jam shumë i zhgënjyer. Më vjen keq dhe dua t’u kërkoj falje tifozëve që më kanë dhënë shumë dashuri. Unë do të rikthehem në Paris, skuadrën që e kam dashuruar gjithmonë. Do të vij për të bërë një tjetër rol. Unë dua që të luaj të paktën edhe 3-4 vite të tjera në mënyrë që të arrij në Botërorin e Katarit në vitin 2022. Më vjen keq që nuk arrita ta fitoja dot Ligën e Kampionëve këtë vit”, ka thënë Silva.