Silva largohet nga PSG-ja

09 qershor 2020 | 17:27

Thiago Silva do të largohet nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit.

Sipas të përditshmes “L’Equipe” klubi transalpin vendosi të mos i ofrojë rinovimin e kontratës kapitenit pas mbylljes së pjesës së mbetur të sezonit në Ligën e Kampioneve  dhe ai që ia ka komunikuar këtë vendim 35-vjeçarit ishte vetë Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo.

Kjo do të thotë se Thiago Silva do të lërë Paris Saint Germainin pas 8 sezonesh me parametra zero, situatë nga e cila mund të përfitojnë skuadra si Milani dhe Everton, ndërkohë që flitet edhe për një kthim të tij te Fluminense në Brazil

Paris Saint Germaini po kërkon që të reduktojë sa më shumë zërin e shpenzimeve për paga në bilanc, me klubin që parashikon një humbje financiare prej më shumë se 200 milionë eurosh, pas mbylljes së parakohshme të Ligue 1 në fund të muajit Prill për shkak të pandemisë Covid-19.

Thiago Silva, gjatë 8 sezoneve me Paris Saint Germain ka fituar 7 tituj të Ligue 1, 4 Kupa të Francës dhe 5 Kupa të Ligës Franceze. në Ligën e Kampioneve, Paris Saint Germaini është kualifikuar në çerekfinale në këtë sezon, përpara se të pezulloheshin edhe ndeshjet e këtij kompeticioni nga UEFA në muajin mars

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami mbajti sot takim me përfaqësuesit…