Silva mund të dënohet nga Federata angleze

17 janar 2021 | 11:43

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, mund të dënohet nga Federata angleze shkaku i thyerjes së rregullave anti-COVID-19.

Thiago Silva bëri një gjet human kur i hodhi një djaloshi që punonte në stadiumin “Craven Cottage” fanellën e tij, transmeton lajmi.net.

Chelsea fitoi ndaj Fulham me rezultat 0-1, dhe me të përfunduar ndeshja, 36 vjeçari iu afrua skelës ku punonte djaloshi dhe i hodhi fanellën e tij si dhuratë. Tani, shkaku i këtij gjesti, ai mund të dënohet nga Federata angleze.

Sipas rregullave strikte të Premierligës, lojtarët nuk duhet të shkëmbejnë fanellat e as ti dhurojnë ato. Disa ndeshje janë shtyrë, përfshirë edhe ajo ndërmjet Aston Villës dhe Tottenhamit.

Tani, Federata angleze do ti hedhë një sy rastit të Silvas dhe do të vendosë nëse do të ndërmarrë ndonjë masë. Sipas rregullave të reja, edhe përshëndetja me dorë ose përqafimi është i ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat të cilat janë vendosura në dhjetor në Zvicër do…