![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/silva.png)
Silva mund të rikthehet tek Valencia
Ylli spanjoll i futbollit David Silva është duke menduar të rikthehet te ish-klubi Valencia, njofton “ESPN”.
Kalimi i Silvas te Valencia është komplikuar nga pandemia e koronavirusit. Së fundi klubi spanjoll ka njoftuar se do t’ua ulë pagat lojtarëve.
Silva 34-vjeçar ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të stinorit. Ai ka bërë të ditur se nuk planifikon të vazhdojë kontratën me Cityn.
Silva i ishte bashkuar Manchester Cityt dhjetë vjet më parë nga Valencia për afro 30 milionë euro. Kontrata e Silvas me Cityn është e vlefshme deri më 30 qershor, mirëpo FIFA ka lënë të kuptohet se kontratat mund të vazhdohen automatikisht për pak muaj derisa të përfundojnë stinorët nëpër ligat përkatëse.
Valencia i ka ofruar Silvas një kontratë trevjeçare. Për yllin spanjoll po interesohet edhe klubi amerikan Inter Miami, që është në pronë të David Beckhamit e po ashtu edhe Juventusi.