Silva në ‘radar’ të Galatasarayt
06 dhjetor 2019
| 11:27
E ardhmja e Thiago Silvës mbetet ende mister. Mbrojtësi brazilian vijon të lëshojë deklarata dashurie për Paris Saint Germainin, ndërsa drejtuesit e klubit francez ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që lojtari dëshiron.
Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasarayt, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen e përkryer në afatin kalimtar të janarit.
35-vjeçari dëshiron të qëndrojë ende në Evropë, mundësisht në Paris, por këta të fundit e shikojnë ndryshe ndaj dhe rrugët pritet të ndahen verën e ardhshme.