Silva përfundon në Monaco
21 korrik 2019
| 13:00
Sulmuesi Andre Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës së Monacos.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur derisa ish-sulmuesi i Portos i ka kushtuar skuadrës franceze 25 milionë euro plus bonuset.
Milani kishte paguar 38 milionë euro për sulmuesin portugez, i cili dështoi të dëshmohet në skuadrën kuqezi. Ai ishte huazuar edhe në Sevilla ku pati një start shumë të mirë, derisa tash do të luajë në Ligue 1.
/Epoka e re/