![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/silva.jpg)
Silva pritet të largohet nga PSG-ja
24 shtator 2018
| 11:06
Thiago Silva pritet të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit ani pse kontrata me skuadrën franceze është e vlefshme deri në vitin 2020.
Lajmin e ka konfirmuar “LE10Sport”. PSG-ja po planifikon ndërtimin e mbrojtjes pa brazilianin, kurse interesim për të kanë shfaqur edhe ish-skuadra e tij, Milan dhe ajo e Juventusit.
/Epoka e re/