Silva qëndron te City deri në fund të sezonit
17 qershor 2020
| 21:46
Kontrata e David Silvas me Manchester City skadon më 30 qershor, por prej kohësh mesfushori spanjoll ka deklaruar se do të largohet nga skuadra angleze.
“Edhe pse kontrata e tij përfundon pas dy javësh, Davidi do të qëndrojë me ne deri në fund të këtij sezoni. Klubi dhe lojtari do të gjejnë një marrëveshje për ta mbyllur këtë çështje. Kemi nevojë për një kampion si ai”, ka thënë Guardiola.