Silva thumbon PSG-në: Nuk fitohet vetëm se ke shumë para

03 nëntor 2023 | 15:38

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, së fundmi ka dhënë një intervistë në të cilën ka thumbuar PSG-në, klubit ku luajti nga viti 2012 deri më 2020, pa arritur megjithatë të fitonte Ligën e Kampionëve, qëllimi i vërtetë i presidentit Nasser Al-Khelaifi.

“Ti nuk do të marrësh gjithçka vetëm sepse ke shumë para, futbolli nuk funksionon kështu. Nëse nuk ke një plan të qartë për atë që dëshiron, gjërat nuk do të shkojnë mirë. Së pari duhet të jeni të respektuar në vendin tuaj (Francë), për t’u respektuar edhe jashtë vendit. Ne nuk e bëmë këtë. Ne bëmë të kundërtën, sepse synonim të na donin jashtë vendit, por nuk kishim bërë asgjë për t’u respektuar në shtëpi”, ka deklaruar  Silva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar sërish zërat se…