Silva zbulon prapaskenat e transferimit në PSG
19 nëntor 2019
| 13:29
Thiago Silva ka rrëfyer për “Le Parisien” prapaskenat e transferimit të tij nga Milani te PSG-ja tetë vite më parë. Më shumë sesa vendimi, brazilianin e kanë shqetësuar pyetjet e shpeshta të Zlatan Ibrahimoviqit, pasi kujtojmë se suedezi ishte së bashku me mbrojtësin pjesë e “paketës” që u transferua nga kuqezinjtë te kryeqytetasit e Francës.
“Më kujtohet që Ibrahimoviqi më telefonoi dhe më tha: ‘Vërtet do të shkosh te PSG-ja?’, ndërsa unë i thashë: ‘Po, është punë e kryer, sepse sapo kam nënshkruar’. Më pas më tha: ‘Se mos është shaka?! Unë nuk firmos nëse nuk vjen edhe ti në Paris. Dhe diçka tjetër. Nëse më ke gënjyer do të vij të të gjej kudo që të fshihesh’”, ka deklaruar Thiago Silva.