Silvinho më 27 maj zbulon listën e futbollistëve për ‘Euro 2024’
20 maj 2024
| 11:50
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinho pritet të publikojë më 27 maj listën me lojtarët e përzgjedhur për Evropianin e Gjermanisë.
Kjo pak ditë para se të nisë zyrtarisht edhe grumbullimi për kampin stërvitor që Kombëtarja do të zhvillojë në Austri. Braziliani ka pasur afro 40 emra në tavolinë nga të cilët do të përzgjedhë maksimumi 26, aq sa lejon UEFA për të grumbulluar në “Euro 2024”.
Përpara Evropianit, Shqipëria do të luajë dy miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit përkatësisht në datat 3 dhe 7 qershor. Rikujtojmë që Shqipëria është në grupin e “ferrit” me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë ndaj “azurrëve” më 15 qershor.