Simbolet serbe në institucionet paralele të Serbisë në veri të vendit, mbulohen me ato të Kosovës
04 shtator 2024
| 13:37
Situata në pjesën veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës.
Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet e tyre të punës.
Sipas portalit “Kossev”, nga aty tashmë janë mbuluar edhe simbolet e Serbisë, duke u zëvendësuar me ato të Kosovës.