![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/screenshot_20240121_153933_messenger-587x326-1.jpg)
Simboli i shqiponjës shkakton debat në ushtrinë austriake, fshihet fotoja
23 janar 2024
| 08:52
Një foto e një ushtari me uniformë austriake duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare ka ngjallur debat në Austri.
“Udhëzime fillestare dhe lutje me (…) kompaninë e rojeve. Paç fat si ushtar dhe Zoti e bekoftë!”. Kështu ka postuar Famullia Ushtarake Katolike për një foto (tani të fshirë) në Facebook, raporton Albinfo.
Mirëpo, një detaj i ndjeshëm u anashkalua: në mes të ushtarëve, një ushtar i ri me uniformë formoi me duar shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar.
Ndonëse simboli nuk është i ndaluar me ligj, forcat e armatosura iu përgjigjën gazetës “Krone” se kanë nisur hetimet e brendshme.