Simeone dhe katër lojtarë të Atleticos infektohen me Covid

30 dhjetor 2021 | 16:13

Koronavirusi po shkakton probleme të shumta në futbollin evropian. Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar se së fundmi pesë raste pozitive nga kontrollet e fundit.

Në mesin e tyre është edhe trajneri Diego Pablo Simeone, ndërkohë që nga futbollistët rezultojnë të infektuar Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Felix.

Për të gjithë është ndjekur procedura e izolimit në ambiente të veçanta për të mos pasur më kontakte me shokët e tjerë të ekipit. Situatë që mund të bëjë që rifillimi i La Ligas të shtyhet, pasi edhe te Real Madridi rastet janë të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Visar Ejupi është shpallur Sportisti i Vitit 2021 nga…