Simeone: E dinim se humbja do vinte, Reali na dominoi

13 dhjetor 2020 | 12:14

Atletico Madrid pësoi humbjen e parë pas 26 rezultateve pozitive radhazi në mbrëmjen e djeshme, pasi të besuarit e Diego Simeones u dorëzuan para Real Madridit në derbi në ndeshjen që u mbyll 2-0.

Tekniku argjentinas pranoi humbjen pas takimit dhe u shpreh se Reali duhet përgëzuar për fitoren. Ai deklaroi se vinin nga një ndeshje e vështirë, por ata nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

“Ata e filluan ndeshjen të pozicionuar më mirë, nuk na lanë hapësira dhe gjetën një gol që i dha mundësinë të luanin më të qetë. Ne e kishim shumë të vështirë për të kapur ritmin. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, kishim mundësinë të barazonim me anë të Lemar, por nuk patëm fat dhe më pas ata e kishin nën kontroll sfidën. Goli i Carvajal na nxorri shumë nga loja, edhe pse Saul mund të ngushtonte shifrat”, deklaron argjentinasi.

Kur një ekip është më superior, duhet përgëzuar. Djemtë kanë bërë një përpjekje të madhe, ekipi nuk kishte humbur prej një kohë të gjatë dhe një ditë do të ndodhte. Ne vinim nga një përpjekje shumë e rëndësishme në Champions League. Zëvendësimet? Trajneri është gabim në qasjen e tij dhe në vendosjen e lojtarëve në fushë. Pastaj ai përpiqet të ndërhyjë për të ndryshuar atë që shikon.

Zemërimi i lojtarëve kur zëvendësohen? Duhet të pyesim lojtarin, pasi unë nuk jam brenda tyre. E kuptoj se ata ndihen jo mirë, pasi mund të bënin më shumë në fushë, por kjo pytje është për ta. Unë kuptoj gjithçka, jam këtu për të mbështetur çdo situatë dhe është normale pasi në futboll të gjithë duan të luajnë 90 minuta”, përfundon Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona në një…