Simeone: Griezmanni ose Varane e meritonin ‘Topin e Artë’
06 dhjetor 2018
| 11:01
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka uruar Luka Modriqit për “Topin e Artë”, por ka insistuar se Antoine Griezmann apo Raphael Varane është dashur të ishin fitues.
“Të luash për Atleticon e bën më të vështirë ta fitosh ‘Topin e Artë’ sesa kur luan për klubet e tjera sepse ne kemi histori pune, të bërjes së përpjekjeve të dyfishta për t’iu ofruar më shumë gjërave të rëndësishme. Siç e ka thënë edhe Griezmanni, ai është i lumtur për atë që ndodhi këtë vit. Ai është kampion bote, gjë që është shumë e vështirë. Të gjithë mund ta zgjedhin atë që mendojnë se është i duhuri. Ne e urojmë Modriqin. Ai pati sezon shumë të mirë. Për mua, më të mirët ishin Griezmanni dhe Varane”, ka thënë Simeone.