Simeone infektohet me Covid-19
13 shtator 2020
| 11:54
Skuadra e Atletico Madridit kreu ditën e premte (11 shtator) testet për Covid-19, teksa trajneri i kryeqytetasve, Diego Simeone, rezultoi pozitiv.
50-vjeçari është i izoluar në shtëpi, ku tashmë po respekton një periudhë karantine.
Mësohet se ai është asimptomatik dhe nuk ka shfaqur probleme.