Simeone: Ishte viti i duhur për të fituar La Ligën
Atletico Madrid është kampion i Spanjës. “Colchoneros” kthehen të festojnë fitoren e La Ligas shtatë vite pas suksesit të fundit.
Kryevepra mban përsëri firmën e Diego Simeones. Trajneri ka folur për DAZN pas ndeshjes së fituar ndaj Valladolid.
“Ndjesia e parë është se është kaq e vështirë: me miq që janë larguar, me tifozë të Atletico Madrid që nuk janë më. Fakti që jemi shpallur kampionë në këtë sezon i jep një shije tjetër. Ka qenë viti më i mirë për të fituar kampionatin”, ka thënë trajneri argjentinas.
“Kur gjyqtari ka vërshëllyer fundin e ndeshjes, para së gjithash kam qeshur: ka qenë e natyrshme, nuk e di pse. Pas pak do të përqafohemi me tifozët. më vjen keq që nuk janë këtu”.
Ndryshimet me titullin e fituar në 2014-ën: “Është ndryshe, janë momente të tjerë. Ajo që po kalon bota sot është një moment shumë i trishtë dhe i vështirë. Të paktën kemi arritur t’i japim pak gëzim shumë njerëzve që kanë kaluar momente të vështira”.