Simeone: Jam i kënaqur, mora përgjigjen që desha nga skuadra

31 korrik 2023 | 11:46

Atletico Madrid triumfoi në miqësore ndaj Manchester Cityt (2-1).

Trajneri i “Los Colchoneres”, Diego Simeone wshtw shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës sw tij.

“Një skuadër si e jonë është karakterizuar gjithnjë nga qetësia. Mos të harrojmë se ndeshjen e kaluar u mposhtëm nga skuadra e yjeve të Koresë së Jugut. Nga sfida me Cityn jam i lumtur nga përgjigja që mora nga futbollistët që u aktivizuan në pjesën e dytë, na duhet një grup shumë i fortë. Më duhen që lojtarë të cilët futen me shumë energji në fushë në mënyrë që të ndryshojnë rrjedhën e lojës”, ka thënë Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit