Simeone: Jam krenar se si kemi luajtur ndaj Cityt

14 prill 2022 | 11:52

Atletico Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por trajneri Diego Pablo Simeone ndihet krenar me ekipin e tij.

Atletico barazoi pa gola në shtëpi me Manchester Cityn në ndeshjen e kthimit çerekfinale, por eliminohet pasi e kishte humbur ndeshjen e parë 0-1.

“Kjo ndeshje shërben për nderin dhe krenarinë tonë, për krenarinë e njerëzve tanë që e kanë parë një skuadër luftëtare. Dhe, na jep qetësi duke e pasur parasysh se skuadra dha gjithçka për ta kaluar këtë fazë. Publiku ishte fantastik gjatë tërë ndeshjes dhe skuadra është përgjigjur mirë, duke u munduar ta bëjë atë që është e vështirë të shihet nëpër stadiume. Sa i përket kartonit të kuq të Felipers, nuk e kam kuptuar se çka ka ndodhur, isha shumë larg, por gjyqtari më tha se e ka shqelmuar një lojtar të tyre, unë nuk e kam parë”, ka thënë Simeone.

“Sa i përket humbjes së kohës, nuk ka çka të flitet shumë, është gjyqtari ai që i menaxhon këto situata. I bëj komplimente Cityt për lojën e madhe që e zhvilloi dhe e përgënjeshtroj faktin se i kam duartrokitur Guardiolës për faktin se skuadra e tij ishte duke humbur kohë. E bëra sepse i vlerësova përpjekjet që ata po i bënin në fushë. Ndihemi keq që dolëm kështu, por jam krenar për atë që jemi dhe se si kemi luajtur”, ka shtuar Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthimet e gripit të shpezëve në Shtetet e Bashkuara dhe…