
Simeone: Jemi afër marrëveshjes me Dembelen
11 janar 2021
| 18:15
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se ekipi i tij është shumë afër transferimit të sulmuesit Moussa Dembele.
Sulmuesi i Lyonit pritet t’i bashkohet Atleticos në formë huazimi, kurse ekipi spanjoll në fund të sezonit do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Dembele tek Atletico do të zëvendësojë Diego Costan e larguar.
“Mund të them se jemi në negociata të avancuara dhe besoj se shumë shpejt do të mbyllet kjo çështje”, ka thënë Simeone. Dembele 24-vjeçar, këtë edicion ka shënuar një gol në 16 ndeshje, kurse me Lyonin ka kontratë deri në vitin 2023.