Simeone: Kemi dhënë gjithçka, por kundërshtari kishte entuziazëm dhe freski

14 gusht 2020 | 14:20

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se nuk ka ndonjë arsyetim për humbjen ndaj Leipzigut (2-1).

“Kemi dhënë gjithçka që patëm. Ishte e vështirë për ne që të fitonim duelet dhe ishin më të shpejtë. Kishte qenë vit i gjatë me këto 60 ditë pushimi. Pastaj kishte presion për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Kishim një javë kohë për t’u kthyer në stërvitje”, ka thënë Simeone.

“Por, ata kishin përkushtim, entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi. Nuk ka arsyetime”, ka shtuar trajneri i Atletico.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar sot…